Bota

Profesori amerikan: Barrikadat u hoqën për t’u vendosur sërish

Sipas profesorit, Vuçiç po përdor levën e pushtetit që Serbia ka mbi Kosovën teksa manipulon SHBA-në dhe BE-në. 

30 Dhjetor 2022, 11:39 Nga a.l

 

Profesori amerikan: Barrikadat u hoqën për t’u vendosur
profesori amerikan

 

KOSOVË-  Profesori i njohur amerikan Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington dhe ish-zëvendës shef i misionit të OSBE-së në Kosovë se tensionet në veri të Kosovës nuk janë kapërcyer. Sipas tij, barrrikadat ajnë hequr për t'u vendosur sërish, të cilën ai e quan strategji të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, Vuçiç po pret një tjetër krizë në Kosovë për të përfunduar 'lojën' e tij. 

Mund të presim një qetësi të caktuar për një kohë, derisa Aleksandar Vuçiç të vendosë se i duhet sërish një krizë në Kosovë. Mbi të gjitha, ai dëshiron të ruajë levën që ka mbi Kosovën, sepse ajo ruan pushtetin e tij. Përderisa “loja e Vuçiçt” nuk kuptohet, nuk do të ketë përparim për Kosovën, vetë Serbinë dhe demokracinë e saj dhe gjithë rajonin. Ato barrikada, që fatmirësisht janë hequr, janë vetëm metaforë, sepse ka ‘barrikada gjigante’ mes Serbisë dhe Kosovës. Ka edhe ‘barrikada’ në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian (BE). Këto ‘barrikada’ shërbejnë si ‘urë’ midis Serbisë dhe Rusisë”, thekson Jozef, për Radio Evropën e Lirë në gjuhën serbe", tha profesori. 

Sipas profesorit, Vuçiç po përdor levën e pushtetit që Serbia ka mbi Kosovën teksa manipulon SHBA-në dhe BE-në. 

"Barrikadat hiqen në mënyrë të tillë që të mund të vendosen përsëri shumë lehtë. Pra, kjo nuk është një zgjidhje e mirë. Është një tjetër dëshmi se si Aleksandar Vuçiç manipulon SHBA-në dhe BE-në duke përdorur levën e pushtetit që Serbia ka mbi Kosovën", tha profesori. 

Profesori kakomentuar edhe lirimin e ish-policit serb Dejan Pantiç, vendim të cilin Vuçiç e konsideroi si fitore. Por pikpyetja që ngre profesori është se kush sundon mbi ligjin. Sipas tij vendimi për të hequr barrikadat është në rregull parimisht, por nuk mund  që këto barrikada të detyrojnë të dalin mbi ligjin duke liruar ish-policin si të vetmen zgjidhje për të ulur tensionet. 

"Vuçiç pretendon se e ka arritur fitoren duke liruar policin Dejan Pantiç dhe se ka përmbushur premtimin se KFOR-i nuk do të lejojë policinë e Kosovës të hyjë në veri. Pse është problematike kjo? Sigurisht që është mirë që janë hequr barrikadat, por nuk është mirë që taktika të tilla shpërblehen. Pra, nëse vendosni barrikada, mund të korrni përfitime. Dhe ne të gjithë e dimë se cila është aktualisht çështja kryesore në veri të Kosovës, dhe po ashtu edhe serbët atje, duke përfshirë disa prej tyre që i takova në shtator në Prishtinë. Çështja kryesore është sundimi i ligjit në atë fushë. Prandaj, është problem edhe për serbët në veri të Kosovës, dhe jo vetëm për institucionet në Prishtinë që përpiqen të zgjerojnë kontrollin e tyre në atë rajon. Më saktësisht, lind pyetja se kush është në krye të zbatimit të ligjit”, thotë ai.

Për njëzetë ditë me radhë, trembëdhjetë barrikada të vendosura kohë pas kohe bllokuan lëvizjen e lirë të qytetarëve në veri të Kosovës. Serbët filluan heqjen e tyre, vetëm pasi ish-polici serb i arrestuar për terrorizëm, Dejan Pantiç, u lirua në arrest shtëpiak. 

tensione në veri të kosovës edward p. joseph

Sondazh

Poll

Bota 30 Dhjetor 2022, 08:09 A.B

Kujt i pengoi heqja e barrikadave?

Ushtria Në veri të Kosovës ka elemente ekstreme, që nuk janë nën kontrollin e Beogradit zyrtar, dhe atyre nuk u konvenon heqj...