Zgjedhje të brendshme në PS, kush po i monitoron 3 rajonet. Vendoset se kur do mblidhet Kongresi
10 Shtator 2019, 14:40Nga DOSJA
TIRANË- Partia Socialiste ka nisur procesin zgjedhor në të gjitha strukturat e saj. Deri në muajin nëntor do të bëhen zgjedhjet për kryetarët e organizatave socialiste, kryetarët e PS-së në çdo bashki, asambletë e bashkive dhe delegatët e Kongresit. Do të jetë Kongresi Zgjedhor i PS-së, i cili do të zgjedhë me votë Asamblenë e re Kombëtare, e cila më pas do të votojë për kryesinë dhe sekretariatin ekzekutiv të saj.
Por, që të ketë një mbikëqyrje sa më të mirë të zgjedhjeve në të gjithë territorin, kryesia socialiste, nën drejtimin e Edi Ramës, vendosi që ta ndajë strukturën socialiste në tri rajone të mëdha, me nga katër qarqe secila.
Monitorimi i tri rajoneve do të bëhet nga tri figurat kryesore të PS-së: Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla, i cili është dhe sekretari i përgjithshëm i PS-së dhe kryetar i Asamblesë Kombëtare.
Kryetari i PS-së, Edi Rama, do të drejtojë rajonin Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës, ndërsa sekretari i përgjithshëm, Taulant Balla, do të koordinojë qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, do të jetë koordinatori i rajonit të Jugut, që përfshin qarqet e Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës.
Të gjithë drejtuesit politikë në të 12 qarqet, kryesisht ish-ministra, të cilët kanë drejtuar dy fushatat zgjedhore, ato parlamentare të 2017 dhe ato vendore të 2019, do të vijojnë punën e tyre organizative deri në mbledhjen e Kongresit Zgjedhor të PS-së në muajin nëntor.
Por, ata do të jenë nën mbikëqyrjen e tre drejtuesve të PS-së, të shpërndarë në të gjithë vendin sipas rajoneve, të krijuara dje në kryesinë e PS-së. Kryesocialisti tha dje pas mbledhjes së kryesisë së PS-së se, edhe pse mori një rezultat mbi pritshmëritë e saj, e di shumë mirë çfarë potencialesh ka dhe se është i vetëdijshëm se ka ende shumë rezerva, duke lënë të kuptohet se do të ketë lëvizje të mëdha nga ana organizative në këtë parti.
ZGJEDHJET NE PS
Organizatat socialiste 16 shtator – 10 nëntor Kryetarët e PS në çdo bashki 17 nëntor – 7 dhjetor Konstituimi i KS dhe Asambletë 8-20 dhjetor Kongresi Zgjedhor Janar 2020
TIRANË– Ish-ministri Saimir Tahiri foli përpara gazetarëve pasi Gjykata e Krimeve të Rënda i shtyu seancën më 19 shtator. I pyetur nëse do t’i rikthehet po...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur për mediat pasi Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu seancën për të më datë 19 shtator. Përballë gazet...
BRATISLAVË- Një siguri efektive dhe e përgjegjshme vendos themelet për paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, është shprehur ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bus...
TIRANË– Miliona dollarë investime dhe qindra projekte që kanë modernizuar ndjeshëm Forcat e Armatosura Shqiptare duke kulmuar me bazën e ardhshme ajrore të...
TIRANË- “Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gj...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Durrësi, ku sipas të cilit, drejtori i burgut të Shkodrës, në gjendje të deh...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se qëndrimi i Mark Babanit, kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, i cili refuzon akuzat e PD, ...
TIRANË- Pas takimit me ekspertët e Komisionit të Venecias, ka reaguar Taulant Balla, I cili ka falenderuar atë për kontributin e dhënë në Parlamentin shqip...
Tiranë-Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon se Drejtori i Burgut të Shkodrës, Gëzim Selimi ka aksidentuar një person në Tiranë, i cili po ecte në vijat e bard...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar me përfaqësues të Komisionit të Venecias. Përmes një postimi në Twitter, Meta shprehet se nëse do të do ishin res...