Aktualitet

Merr flakë makina në ecje në autostradën Vlorë-Fier

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik dhe raportohet se ka vetëm dëme materiale. 

29 Dhjetor 2022, 23:02 Nga F.M
Merr flakë makina në ecje në autostradën Vlorë-Fier
Digjet makina

VLORË- Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur këtë mbrëmje, Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Panaja. Paraprakisht njoftohet se ka marrë flakë mjeti me drejtues Xh.K.. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik dhe raportohet se ka vetëm dëme materiale. 

Njoftimi i policisë Vlorë:

Sot, rreth orës 22:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Panaja, një automjet me drejtues shtetasin Xh. K., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

digjet makina ne vlore policia e vlores

Sondazh

Poll