Aktualitet

Transgjinor? Bashkia Tiranë: Muralja në QS është vepër e një spanjolli, tregon historinë e tij me një grua që kërkonte lëmoshë

Artisti ishte lidhur aq shumë me gruan, saqë ndonjëherë ndante dhe drekën me të.

29 Dhjetor 2022, 19:38 Nga F.M
Transgjinor? Bashkia Tiranë: Muralja në QS është vepër
Muralja në QS

TIRANË- Bashkia Tiranë ka hedhur poshtë lajmet se muralja e bërë në godinën me numër 6 në Qytetin Studenti, është imazhi i një transgjinori. Në një përgjigje për Dosja.al, Bashkia Tiranë thotë se muralja është bërë nga një artist spanjoll që ka bërë dhe një krijim tjetër në zonën e Tiranës së Re. Sipas Bashkisë, muralja tregon historinë e njohjes së artistit me një grua që kërkonte lëmoshë.

“Është një artist spanjoll që ka bërë një murale tek Tirana e Re, i cili takonte një grua rome çdo ditë. Ajo lypte dhe ky i jepte lëmoshë. Aq keq i vinte sa ndonjëherë ndante edhe drekën me te. Vendosi ta bënte murale falas vetëm për lidhjen që krijoi. Ka 6 muaj që ka përfunduar,”- thuhet në reagimin e Bashkisë Tiranë për Dosja.al.

Lajmi së bëhej fjalë për një transgjinor u publikua fillimisht nga pastori Akil Pano. Ai ngrinte pyetje në lidhje me autorësinë e këtij krijimi dhe nëse të rinjtë që banojnë në QS janë pyetur për këtë murale.

 

bashkia tirane muralja ne qs

Sondazh

Poll