Aktualitet

“Më shpëto djalin”/ Vrojtuesi i plazhit tregon si shpëtoi tre persona nga mbytja: Lutja që më bëri nëna

Ai shton se nëna i kërkoi që ta linte atë dhe t’i shpëtonte të birin, por që ai ia doli t’i nxirrte të tre nga deti.

29 Dhjetor 2022, 22:13 Nga F.M
“Më shpëto djalin”/ Vrojtuesi i plazhit tregon si
Robert Neçaj

TIRANË- Robert Neçaj, vrojtuesi i plazhit që u bë i njohur për publikun pasi shpëtoi motër e vëlla nga mbytja, ka rrëfyer detaje nga ngjarjet me të cilat e ka lidhur puna e tij. I ftuar në Opinion, si një nga 12 personazhet e vitit 2022, Neçaj tregoi në studio një moment të vështirë ku ka shpëtuar tre persona nga mbytja, një grua, të birin dhe një grua tjetër që po rrezikonin të mbyteshin. Ai shton se nëna i kërkoi që ta linte atë dhe t’i shpëtonte të birin, por që ai ia doli t’i nxirrte të tre nga deti.

Pjesë nga diskutimi:

Robert Neçaj: Ka qenë nëna, i biri duke u mbytur dhe një grua tjetër. I biri ishte futur në det, e kishte marrë deti, kishte hyrë e ëma për ta shpëtuar dhe një familjar tjetër. Mbesin të tre. Nuk ishte plazhi im sepse në plazhin tim kisha aftësinë që ta parandalojë rastin, por deti ishte i rrezikshëm dhe unë dëgjoj ulërima që po mbytej dikush. Shkoj drejt tyre. Më thotë nëna, kape djalin dhe lëshomë mua, vetëm shpëtoma djalin, se s’kishte fëmijë tjetër. Na çoj Zoti, thotë, shpëtimtarin në atë moment.

Blendi Fevziu: I shpëtove të tre?

Robert Neçaj: Të tre në një moment.

robert necaj

Sondazh

Poll