Aktualitet

Thellohet absurdi! Drejtoresha dhunoi mësuesen, nga puna pezullohen të dyja

Absurdi është thelluar, pasi bashkë me drejtoreshën, është pezulluar edhe mësuesja denoncuese dhe viktimë e dhunës së saj.

29 Dhjetor 2022, 22:04 Nga DOSJA
Thellohet absurdi! Drejtoresha dhunoi mësuesen, nga puna pezullohen të
Drejtoresha dhe mësuedsja

DIMAL- Më 23 Nëntor, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një ngjarje të pazakontë në Dimal. Mësuese Edlira Spahiu tregoi, se është dhunuar fizikisht nga titullarja e shkollës 9-vjeçare “5 Maji”, ku ajo punon. Edlira ka 12 vjet mësuese e Gjuhës Shqipe, por kur erdhi drejtoresha e re, Adelina Parangoni, ajo e zhvendosi për nxënësit me aftësi të veçanta.

Kur Edlira bëri ankesë në ZVA Dimal, drejtoresha reagoi me agresivitet, duke e dhunuar në dy parakrahët mësuese Edlirën. Edlira u ankua në Zyrën Arsimore, në policinë e Dimalit dhe u paraqit edhe te mjeku. Rasti i kaloi prokurorisë. Pas këtij rasti, absurdi është thelluar, pasi bashkë me drejtoreshën, është pezulluar edhe mësuesja denoncuese dhe viktimë e dhunës së saj.

Edlira Spahiu: Që të nesërmen më komunikon Zyra Arsimore  pezullim nga detyra. Kërkoj arsyen, arsyeja ishte urdhër nga Ministria, por arsye nuk m’u dha. Në datën 25 ishte mbledhur komisioni i disiplinës në shkollë, pa prezencën time, pa dijeninë time dhe komisioni kishte marrë masë “paralajmërim për pushim nga puna”. U habita për masën.

Gazetarja: Cili është motivacioni?

Edlira Spahiu: Motivacioni, shqyrtojnë ankesat e drejtoreshës që ka mbledhur nga data 4 Nëntor e në ditët në vazhdim. Prezenca juaj në shkollë, ata e marrin si precedent që ju kam futur unë, por media ka të drejtë të hyjë kudo, nuk ju futa unë.

Gazetarja: Po ndaj drejtoreshës, zonjës Adelina, çfarë mase është  marrë?

Edlira Spahiu: Ndaj drejtoreshës është marrë masa “pezullim nga puna” deri në zbardhje të çështjes gjyqësore.

Gazetarja: Është zëvendësuar titullari i shkollës?

Edlira Spahiu: Po, është zëvendësuar.

Edlira Spahiu: Nga një mësues i shkollës, zoti Asllan Hajdini, i cili në datën 25 ka mbledhur komisionin  e disiplinës dhe vetë është kryetar komisioni, pa praninë time.

Gazetarja: S’të ka njoftuar ty?

Edlira Spahiu: Nuk më ka njoftuar mua, por pa praninë time është mbledhur komisioni dhe mua më është dhëna masa “paralajmërim për pushim nga puna”.

Marrë nga tvklan.al

adelina parangoni edlira spahiu emisioni stop

Sondazh

Poll