29 Dhjetor 2022, 21:55
Nga DOSJA
Amarildo Laçi
TIRANË- Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë Amarildo Laçi, para dy viteve dha dorëheqjen nga detyra si gjyqtar, duke ndërprerë kështu edhe vettingun për të. Sipas ligjit, të gjithë ata, që nuk kalojnë vetingun, apo ata që dorëhiqen, duke mos iu nënshtruar këtij procesi, për 15 vjet nuk mund të jenë pjesë e sistemit të Drejtësisë, ku bën pjesë edhe Magjistratura. “Stop” në Tv Klan ka mundur të filmojë ish-gjyqtarin Laçi duke dhënë mësim në shkollën e Magjistraturës, në kundërshtim me ligjin.
Gazetari: Jo pa shkak ne po e bëjmë publik këtë rast pasi rrezikon që rasti i ish-gjyqtarit Amarildo Laçi, i cili është bërë pedagog i Magjstraturës, në fund të bëhet precedent. Krahas kësaj, ne do të bazohemi tek ligjet se si në mënyrë të tërthortë, zoti Laçi përfiton atributet e gjyqtarit të Apelit.
Duke u bazuar tek ligji 264, pika 3, zotti Laçi edhe pse “de facto” ka dhënë dorëheqjen si gjyqtar i Apelit, në pozicionin e pedagogut, në bazë të këtij ligji ai gëzon të gjitha atributet e gjyqtarit të Apelit. Pra “de facto”ai ka dhënë dorëheqjen dhe “de juro” ai gëzon të gjithë atributet. Do të ndalemi tek të tjera detaje duke u bazuar tek ligjet. Jemi tek një tjetër ligj, 134, pika 1 dhe pika 4, mund ta bëjë zotin Amarildo Laçi anëtar të KLP-së pasi është taksative që ky institucion i ri i drejtësisë duhet që të ketë një anëtar nga shkolla e Magjistraturës.
Vazhdojmë me të tjera përfitime që mund t’i vijnë zotit Laçi nga ligji 36, pika 4 ku nëpërmjet këtij ligji, zoti Laçi mund të bëhet anëtar i KLGJ-së. Rasti konkret, janë zonja Arta Mando dhe Mirela Bogdani të cilat kanë ardhur nga shkolla e Magjistraturës dhe janë bërë anëtare të KLGJ-së. Pra me këtë ‘dredhi’ ligjore, duke mos kaluar vettingun, zoti Amarildo Laçi mund të bëhet anëtar i KLP-së, anëtar i KLGJ-së dhe mund të fitojë atributet e gjyqtarit të Apelit.
Marrë nga Tvklan.al
amarildo laci
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 21:50
F.M
Ekstradim
BRITANI E MADHE- Shqiptarët e dënuar me burg në Britaninë e Madhe do të kthehen në atdhe për të vuajtur p...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 21:13
Foto Ilustruese
TIRANË- Pothuajse në pjesën më të madhe të subjekteve tregtare në vendin tonë nuk zbatohet ligji i ...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 20:35
F.M
Festa e socialistëve
LUSHNJE- Kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa ka fetuar me të rinjtë e FRESSH-it dhe me të deleguarin ...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 20:08
Erisa Fero
TIRANË- Një zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit, AKSHI, u arrestua nga policia në...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 19:38
F.M
Muralja në QS
TIRANË- Bashkia Tiranë ka hedhur poshtë lajmet se muralja e bërë në godinën me numër 6 në Q...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 19:18
Korçë
Nga Elvis Cela
Në qytetin e Korçës po mbretëron një gjendje alarmante nga ajri i ndotur. Stina e ftohtë ...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 19:09
F.M
Droga dhe Erisa Fero
GREQI- Mediat greke i kanë kushtuar një artikull arrestimit të zyrtares së lartë të AKSHI-t, Erisa Fero,...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 19:00
F.M
Erisa Fero
TIRANË- Erisa Fero, specialistja e AKSHI-t që u arrestua sot me 58 kilogramë drogë ‘mbrohej’ para Policisë ...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 18:03
Mësuesit
TIRANË- Edhe këtë fundvit, mësuesit nuk do të marrin shpërblim, një tjetër penalizim ky pas heqjes s&...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 17:49
F.M
Muralja e transgjinorit
TIRANË- Një murale ka tërhequr vëmendjen e të gjithë qytetarëve ditët e fundit. Bëhet ...