Sport

E trishtë! Po kthehej në Kosovë për festat e fundvitit, aksidentohet për vdekje futbollisti 24-vjeçar

Shendrit Ameti vdiq më 26 dhjetor në një aksident trafiku afër kufirit Kosovë-Serbi.

29 Dhjetor 2022, 22:46 Nga I.A
E trishtë! Po kthehej në Kosovë për festat e fundvitit,
Shendrit Ameti

KOSOVË- Një futbollist shqiptar ka vdekur në moshën 24-vjeçare. Shendrit Ameti vdiq më 26 dhjetor në një aksident trafiku afër kufirit Kosovë-Serbi. Ameti kishte ardhur për pushime, teksa në makinë kanë qenë edhe nëna dhe vëllai i tij kur një kamion ka goditur mjetin.

Të dy janë ende në rrezik për jetë. Personi që shkaktoi aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes. Ameti ishte pjesë e ekipit të katërt të TSV 1860 Munich.

“Lajmi për vdekjen e tij na goditi me dhimbje në klub. TSV 1860 Munich mban zi për humbjen e e tij”, thuhej ndër tjera në reagimin e klubit në faqen e tyre në Instagram.

shendrit ameti

Sondazh

Poll