Sport

Pele: Ndeshja e tij e fundit me Carter dhe Muhammad Ali

Një ndeshje miqësore, ku kundërshtarë ishin dy skuadrat me të cilat ka luajtur në karrierën e tij, New York World dhe Santos

29 Dhjetor 2022, 20:43 Nga DOSJA

Pele: Ndeshja e tij e fundit me Carter dhe Muhammad Ali

BRAZIL - “Mbreti” Pele u nda  nga jeta sot  (29/12) në moshën 82-vjeçare, pasi luftoi për më shumë se një vit me kancerin e zorrës së trashë.

Në kohën e tij padyshim sportisti më i famshëm dhe ndoshta më i paguari në botë. Edson Arantes do Nascimento shkroi historinë e tij unike në më të njohurit nga të gjitha sportet, lojën e futbollit.

Ai u largua nga skena më 1 tetor 1977, kur luajti ndeshjen e tij të fundit. Një ndeshje miqësore, ku kundërshtarë ishin dy skuadrat me të cilat ka luajtur në karrierën e tij, New York World dhe Santos.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin Giants në Nju Xhersi, para 77 mijë tifozëve, mes tyre edhe presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Jimmy Carter dhe një legjendë e sportit, Muhamed Ali.

Pele luajti për skuadrën e SHBA në pjesën e parë dhe Brazilin në pjesën e dytë të ndeshjes.

Brazilianët kaluan në avantazh me anë të Reinaldo, por Pele barazoi me një goditje dënimi, duke shënuar golin e fundit të karrierës së tij. Ramon Miffin shënoi golin e fitores për New York Worlds.

I lindur më 23 tetor 1940, Edson Arantes do Nascimento ka luajtur mbi 800 ndeshje zyrtare në karrierën e tij, për Santos, Cosmos dhe kombëtaren braziliane, me të cilën fitoi tre Botërorë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll