Sport

Pele dhe Maradona bashkë! Kur “zotat” e futbollit luanin me kokë në një studio televizive (video)

Një nga ëndrrat e Maradonës ishte të bënte goditje me kokë me Pelen dhe kjo u realizua vite më parë

29 Dhjetor 2022, 21:16 Nga DOSJA

 

Pele dhe Maradona bashkë! Kur “zotat” e futbollit luanin me

BRAZIL - Pele dhe Maradona së bashku në një emision televiziv. Ndodhi shumë vite më parë kur argjentinasi ishte tërhequr nga futbolli dhe Pele ishte aty për ta nderuar.

Në një moment prezantuesi Maradona shpreh publikisht një nga ëndrrat e tij. “Një nga ëndrrat e mia është të shkëmbej disa goditje me kokë me ju”,- tha Diego dhe po shikonte në sy legjendën braziliane të topit.

Pele u ngrit për të përmbushur ëndrrën e 'armikut' të tij pa kurriz. Ata të dy filluan të mbanin topin me kokë në studio dhe publiku brohoriti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll