Sport

Si u bë Edson Arantes do Nascimento, përgjithmonë: Pele...

Nuk i pëlqente pseudonimi që i kishin ngjitur miqtë e tij që në fëmijëri, por falë tij ai hyri në histori dhe kështu do të mbahet mend.

29 Dhjetor 2022, 20:55 Nga DOSJA
Si u bë Edson Arantes do Nascimento, përgjithmonë: Pele...

BRAZIL - Pele, i cili vdiq më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare, kishte kaluar në mbretërinë e legjendës para se të varte këpucët e futbollit. Dhe kështu ai njihej me atë emër, një pseudonim që i kishte ngjitur një shok klase. 

Edson Arantes do Nascimento, siç ishte emri i tij i vërtetë, më vonë do të deklaronte se nuk e dinte se si u krijua pseudonimi dhe gjithashtu se nuk i pëlqente. Në fund të fundit, siç tha ai, "Pele" nuk do të thotë asgjë në portugalisht.

“Unë quhem Edson, më pas filluan të më thërrisnin Pele. Nuk më pëlqeu. E admiroja Thomas Edison, ai është i rëndësishëm!”,- thoshte ai.

Kur shumë më vonë një teolog i tha se kjo fjalë është në Bibël dhe në hebraisht do të thotë mrekulli, ai ndryshoi mendje. Pseudonimi i tij ishte "i mbërthyer" nga një shok klase në shkollë. Deri më sot ka dy versione se si erdhi.

B.T  (Dosja.al)

Sondazh

Poll