Sport

Sondazhi i BBC-së: “Botërori i Katarit, më i miri i shekullit të 21-të”…

Ndër të tjera, Botërori “Katar 2022” bëri që më në fund një nga lojtarët më të mirë të historisë, Lionel Messi, të fitonte trofeun e vetëm që nuk e kishte fituar në karrierën e tij të gjatë

29 Dhjetor 2022, 21:35 Nga DOSJA
Sondazhi i BBC-së: “Botërori i Katarit, më i miri i

ANGLI - Kupa e Botës “Katar 2022”, në të cilën Argjentina fitoi titullin duke triumfuar ndaj Francës në finale, pas ekzekutimit të penalltive, u cilësua si “Kupa e Botës më e mirë e këtij shekulli”, sipas një sondazhi të BBC Sport, duke grumbulluar 78 përqind të votave.

Botërori “Katar 2022” mori një fitore dominuese ndaj katër të tjerave të mbajtura gjatë shekullit të 21-të. Sipas një sondazhi të BBC Sport, Botërori i organizuar në Japoni dhe Korenë e Jugut më 2002, dolën në vendin e dytë me gjashtë për qind.

Më pas, në vendi i tretë u rendit Botërori “Brazil 2014” me pesë për qind të votave, ndërsa Gjermania (2006) dhe Rusia (2018) ndajnë vendin e katërt me nga katër për qind secila.

BBC Sport thekson në hyrjen e sondazhit, se Kupa e Botës, e cila filloi me shumë skepticizëm, përfundoi me “ndoshta finalen më të madhe ndonjëherë”. Ishte, shtojnë ata, një Botëror plot tronditje. Me Marokun që arriti në gjysmëfinale, ku Japonia mundi Spanjën dhe Gjermaninë, si dhe Arabia Saudite mundi Argjentinën, kampionen.

Ky rezultat i sondazhit të BBC është veçanërisht interesant sepse shërbimi publik britanik bojkotoi ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës, duke nisur një seri sulmesh ndaj shtetit të Katarit për shkak të shkeljeve të supozuara të të drejtave të njeriut, raporton Qatari Gulf Times.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe disa zyrtarë të tjerë të shquar të sportit e shpallën turneun më të mirën e historisë, pikërisht për shkak të diversitetit të tij.

“Shumë njerëz nga e gjithë bota erdhën në Katar dhe zbuluan botën arabe që ata nuk e njihnin, ose e dinin vetëm nga ajo që u tregohej”, u tha gazetarëve kreu i FIFA-s.

Ndër të tjera, Botërori “Katar 2022” bëri që më në fund një nga lojtarët më të mirë të historisë, Lionel Messi, të fitonte trofeun e vetëm që nuk e kishte fituar në karrierën e tij të gjatë, Kupën e Botës historike e FIFA-s, e para që u mbajt në Lindjen e Mesme dhe ku u shënua gjithashtu nga një bollëk golash. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll