Aktualitet

Maks Haxhia flet për mediet: Tahiri i pafajshëm, prokuroria asnjë provë. Ish-ministri bëri mbrojtje brilante

10 Shtator 2019, 13:39 Nga DOSJA
Maks Haxhia flet për mediet: Tahiri i pafajshëm, prokuroria asnjë

TIRANË- Avokati i Saimir Tahirit gjatë pushimit që ka marrë gjykata ka dhënë një intervistë për mediet, ku ka theksuar edhe njëherë se akuzat për klientin e tij nuk qëndrojnë.

Ai ka thënë para gazetarëve se provat që ka sjellë prokuroria janë gjykuar njëherë në Itali dhe Tahiri ka rezultuar i pafajshëm.

Haxhia u shpreh  se mbrojtja e Tahirit ishte brilante dhe ish-ministri e kishte shkruar vet. “Gjej dhe rastin që të përgëzoj mbrojtjen që ai ka bërë”, tha Haxhia.

PJESË NGA INTERVISTA

12 vite burg?

Këtë unë e kam dëgjuar kohë më parë, dhe unë them që ky proces është i paragjykuar, paramenduar dhe paravlerësuar.

Nga kush paramendohet dhe paragjykohet?

Unë nxjerr konkluzion i nxjerr nga mënyra e sjelljes, dhe materialet janë gjykuar në Itali dhe Tahiri ka dalë i pafajshëm.

Ku është prova që ai ka shkelur ligjin?

Këtë pyetje kemi bërë që në fillim, se cilat janë këto episode dhe cilat janë ndihmat që ka bërë Tahiri, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Nëse Tahiri dënohet, çfarë do bëni?

Do respektojmë ligjin, do apelojmë vendimin.

Çfarë materialesh ka sjellë prokuroria?

Ka sjellë disa materiale copy-paste dhe ishin të marra keq, prandaj gjyqi duhet të ishte ndërprerë.

Pas 7 orësh, shtyhet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Gjykata vendos për fatin e tij më 19 shtator. Nga ana tjetër, Prokuroria ka dhënë pretencën për të. Organi i akuzës kërkon 12 vite burg, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë kanë dhënë edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela. Gjatë seancës, Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat e organit të akuzës. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 8 vite burg per tahirit gjyqi kunder tahirit maks haxhia 8 vite burg per tahirit gjyqi kunder tahirit maks haxhia

Sondazh

Poll