Aktualitet

Vdiq duke kërkuar ndihmën ekonomike/ Viktima debatoi fillimisht me gruan e deputetit socialist Bujar Çela

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 48-vjeçarja Shpresa Cani, fillimisht ka qenë në zyrën e ndihmës ekonomike, ku është takuar me drejtoreshën Anila Çela, gruaja e deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela.

29 Dhjetor 2022, 12:38 Nga k.m.
Vdiq duke kërkuar ndihmën ekonomike/ Viktima debatoi fillimisht me
Bujar Çela dhe Shpresa Cani

LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Bashkisë së Lushnjës, ku një grua ka ndërruar jetë. Shpresa Cani, 48 vjeç nga fshati Çinar kishte shkuar në Bashki për të kërkuar informacion se përse i ishte hequr ndihma ekonomike që merrte për sëmundjen e saj, e cila sipas familjarëve ishte talesemia. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 48-vjeçarja Shpresa Cani, fillimisht ka qenë në zyrën e ndihmës ekonomike, ku është takuar me drejtoreshën Anila Çela, gruaja e deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Pas një debati me tona të forta në Anila Çelën, e cila në vend të parave i ka ofruar ndihmë me ushqime, Shpresa Cani ka shkuar në paradhomën e kryetares së Bashkisë, Eriselda Sefa. Pikërisht këtu kanë ndërhyrë forcat e Policisë Bashkiake, që kanë tentuar ta nxjerrin me dhunë. Por 48-vjeçarja u ka ndërruar jetë "në dorë".

bujar Çela vdes shpresa cani vdes gruaja brenda bashkise

Sondazh

Poll