Aktualitet

Vdekja e 48-vjeçares/ Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes ende nuk reagon, punonjëset: Bëni pak durim

Gazetari i 'Syri.tv' kërkoi që të kishte një takim me Sefën mirëpo nuk iu mundësua nga punonjësit.

29 Dhjetor 2022, 12:36 Nga A.B
Vdekja e 48-vjeçares/ Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes ende nuk
Punonjesja

LUSHNJE- Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Erisela Sefa ende nuk ka reaguar për vdekjen e 48-vjeçares, Shpresa Cani. Në këtë mënyrë, gazetari i 'Syri.tv' kërkoi që të kishte një takim me Sefën mirëpo nuk iu mundësua nga punonjësit. Një prej tyre, tha për gazetarin se duhet të ketë durim pasi kryebashkiakja do të dalë me një deklaratë për mediat. 

'Do dali duhet vetëm durim. Do dalë në deklaratë për të gjitha televizionet. Për 10 minuta, çerek ore do të dalë dhe do të flasë'- tha punonjësja për gazetarin.

Çfarë ka ndodhur?

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme. Shpresa Cani kishte shkuar në zyrat e bashkisë së Lushnjes për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike. E ndjera shkoi fillimisht tek zyra e informacionit për ndihmën sociale, ndërsa u tha se ka pasur edhe një debat me tone të larta mes saj dhe punonjësve. Edhe pse u thirr një ambulancë, nuk është mundur që 58-vjeçarja të shpëtohet pasi ka ndërruar jetë brenda bashkisë së Lushnjes.

vdes gruaja ne bashki shpresa cani

Sondazh

Poll