29 Dhjetor 2022, 12:27
Nga f.g
Erisa Fero
TIRANE- Edhe Georgina Rodriguez do të çuditej nëse do të mësonte një trajektore të tillë të karrierës, si kjo e Erisa Feros, drejtoreshë e nivelit më të lartë të administratës publike, që sot rezulton e përfshirë në një grup të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut. Nëse argjentinasja u njoh me Cristiano Ronaldon kur punonte si shitëse në një dyqan Guçi në Spanjë, historia e do që Erisa ta niste karrierën e saj si shitëse në një dyqan veshjesh sportive në kryeqytet.
Dosja ka vëzhguar me imtësi trajektoren e ngritjes në karrierë të Feros, sot 28 vjeçe, ku shihet se nga puna si shitëse pranë dyqanit "A...." , e reja nga Korça ka nisur punë në vitin 2017 pranë AZRT, (Agjencia për Zbatimin e Reformës Territoriale). Nga atje, vajza që nuk dihet se çfarë shkollimi përkatës ka plotësuar si kriter kryesor, ka kaluar tek Inspektoriati Qendror, ku ka punuar nga vitit 2019 deri në vitin 2022 si Specialiste e Teknologjisë së Informacionit.
Nga atje, Fero ka nisur punë si shefe e Sektorit IT në muajin mars 2022 pranë AKSHI, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ku ka punuar deri në momentin e arrestimit.
Por kush është e reja? Nga vëzhgimi i gjurmëve dixhitale shihet se paralelisht me punën në shtet, njohuritë për teknologjinë kanë qenë të kënaqshme për të përdorur rrjetet sociale. Fero reklamonte faktin se shkonte pas partyt në punë, ndërsa nuk mungojnë dedikimet për kryeministrin Edi Rama dhe aftësitë e tij të "jashtëzakonshme".
Ish-komisionerja e kallëzuar në Prokurori për manipulim votash sot ndodhet pas hekurave pasi në makinën e drejtuar prej saj, iu gjetën 58 kilogram marijuanë që do të kalonin në shtetin fqinj. Ndërsa arrestimi i saj ngre një tjetër çështje që qëndron në hije... Si është e formuar administrata publike? Kush punon sot në shtet? Kujt i kemi besuar institucionet dhe sigurinë tonë? A u punësua Erisa Fero falë kontributit partiak që në moshën 22-vjeçare në shtet apo në bazë të aftësive profesionale? /Dosja.al
erisa fero
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 12:17
k.m.
Foto ilustruese
LUSHNJE- Eriselda Sefa ka bërë reagimin e parë lidhur me vdekjen e 48-vjeçares Shpresa Cani. Sipas versionit që ...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 12:36
A.B
Punonjesja
LUSHNJE- Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Erisela Sefa ende nuk ka reaguar për vdekjen e 48-vjeçares, Shpresa Cani. N&eum...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 12:35
A.B
GJKKO
TIRANË- GJKKO ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e Eduart Xhezos, i cili ndodhet në burg për vrasjen e biznesmenit Arb...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 12:29
Detaje të reja janë zbardhur nga denoncimet që çuan në pranga për mashtrim ish-drejtoreshën e Ministrisë së Tur...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 12:27
k.m.
Tezja e të ndjerës
LUSHNJE- Familjarët e Shpresa Canit kanë bërë me dije detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndet...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 12:17
k.m.
Shpresa Cani
LUSHNJE- Shpresa Cani, 48-vjeçarja që ndërroi jetë brenda Bashkisë Lushnje, duket se kempin që merrte për...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 12:17
a.l
serat me kanabis në Berat
BERAT- Dosja e fermës së kanabisit në Berat ku u arrestuan 11 persona dhe 95 gra janë në hetim...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 12:16
A.B
Policia
TIRANË- Likmend Basha është 32-vjeçari i arrestuar nga Policia e Korçës pasi u kap së bashku me Erisa Feron,...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 12:15
k.m.
Shpresa Cani
LUSHNJE- Personi që shihni në foton e mëposhtme, është Shpresa Cani, gruaja që ndërroi jetë brenda Bas...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 12:08
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Ujësjellës Kanalizime në Shkodër ka bërë një sqarim lidhur me ngjarjen e rëndë k...