Politike

Dreka që bashkoi demokratët, Berisha: Një fillim i ri për grupin e PD-së

Berisha komenton drekën me deputetët.

28 Dhjetor 2022, 18:47 Nga F.M
Dreka që bashkoi demokratët, Berisha: Një fillim i ri për
Dreka e PD

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar drekën që bëri bashkë demokratët për festat e fundvitit. Në një postim në Facebook, Berisha ka ndarë një foto nga dreka. Krah saj, Berisha shkruan se kjo drekë është një fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së.

“Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar! Sb,”- shkruan Berisha.

Deputetët e Partisë Demokratike janë bërë bashkë në një drekë fundviti ditën e sotme. Ideja e kësaj dreke ka qenë e deputetit demokrat Xhelal Mziu, i cili ka mbledhur të gjithë kolegët e tij dhe kryedemokratin Sali Berisha. Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk iu përgjigjën ftesës së Mziut.

sali berisha

Sondazh

Poll