Aktualitet

'Me origjinë nga Ballkani'/ SHQIPTAR? Arrestohet zyrtari i pikës kufitare në Britani, zbulohet se është emigrant i paligjshëm

I dyshuari mësohet të jetë rreth të 30-ave dhe mbërriti në Britaninë e Madhe rreth 20 vjet më parë nga Ballkani.

29 Dhjetor 2022, 07:49 Nga A.B
'Me origjinë nga Ballkani'/ SHQIPTAR? Arrestohet zyrtari i
Kontrollet

BRITANI- Një zyrtar që punon për Forcën Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar është arrestuar me dyshimin se ka ka vetë një emigrant ilegal.

Ai u arrestua ndërsa punonte për agjencinë e Home Office përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve të Mbretërisë së Bashkuar. Shefat e tij mësohet se kanë vepruar shpejt sapo u ngritën dyshime për statusin e tij, raporton The Sun.

Rasti shfaqet teksa qeveria e Britanisë po përpiqet të frenojë migrimin e paligjshëm, me 45,000 kalime në varka të vogla këtë vit.

I dyshuari mësohet të jetë rreth të 30-ave dhe mbërriti në Britaninë e Madhe rreth 20 vjet më parë nga Ballkani. Pretendohet se ai ka gënjyer në dokumentet për origjinën e tij në mënyrë që t'i jepet e drejta për të qëndruar në Britani, dhe më vonë ka vazhduar të punojë për Home Office.

'Gjatë viteve 1990, qindra burra shqiptarë pretenduan në mënyrë të rreme se ishin kosovarë për të fituar azil në Mbretërinë e Bashkuar. I njëjti burrë besohet gjithashtu të jetë në mesin e katër punonjësve të Forcave Kufitare që u arrestuan për një incident më 6 dhjetor.  Të katër ata u arrestuan me dyshimin për sjellje të pahijshme në poste publike dhe komplot për të vjedhur. Tre u arrestuan në qendrën e imigracionit Western Jet Foil në Dover, Kent, ndërsa një i katërt u kap diku tjetër.'- shkruhet në artikull.

shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll