Bota

Përballja mes Greta Thunbeg dhe Andrew Tate/ Milioneri i tregonh makinat e shtrenjta, ambientalistja i kthehet keq

Kjo e fundit u bë e famshme në moshën 15-vjeçare për punën e saj për të luftuar ‘urgjencën klimatike’ globale dhe ka takuar një numë të madh liderësh botërorë.

28 Dhjetor 2022, 23:25 Nga I.A
Përballja mes Greta Thunbeg dhe Andrew Tate/ Milioneri i tregonh makinat e
Greta Thunberg dhe Andrew Tate

RUMANI- Andrew Tate, i cili kohët e fundit u ndalua nga YouTube, Instagram, Facebook dhe TikTok për shkak të komenteve të tij ‘toksike’ kundër grave, u përpoq të tallte 19-vjeçaren suedeze Greta Thunberg në Twitter, por u përball me një përgjigje të papritur. Kjo e fundit u bë e famshme në moshën 15-vjeçare për punën e saj për të luftuar ‘urgjencën klimatike’ globale dhe ka takuar një numë të madh liderësh botërorë.

Por të martën, 36-vjeçari kampion botëror i kikboksit Tate, e hodhi poshtë adoleshenten për aktivizmin e saj mjedisor me anë të një ironie.  Duke postuar në Twitter, ai ndau një foto të vetes në supermakinën e tij Bugatti dhe duke i kërkuar asaj t’i dërgonte një adresë emaili në mënyrë që ai të mund të detajonte ’emetimet e mëdha’ që nxirrnin makinat e tij të performancës me gaz.

‘Përshëndetje Greta Thunberg. Kam 33 makina. Bugatti im ka një w16 8.0L quad-turbo. DY makinat e mia Ferrari 812 kanë 6.5L v12. Ky është vetëm fillimi. Ju lutemi jepni adresën tuaj të postës elektronike në mënyrë që të mund të dërgoj një listë të plotë të koleksionit të makinës sime dhe emetimeve të saj të mëdha”, shkroi ai.

Thunberg i bëri sot një rikthim në një postim në Twitter për 4.9 milionë ndjekësit e saj, duke thënë: “Po, ju lutem më thoni. Më dërgo email në smalld***[email protected]”, referuar organit gjenital.

andrew tate greta thunberg

Sondazh

Poll