Aktualitet

“Atje do të më vrasin, mos më deportoni”/ Terroristi rus lutet në gjykatën e Durrësit, shtyhet seanca

Rusi Rasul Mislaev ka kërkuar që të mos ekstradohet drejt shtetit të rij pasi sipas tij atje mund ta vrasin.
Featured image of article: “Atje do të më vrasin, mos më deportoni”/ Terroristi rus lutet në gjykatën e Durrësit, shtyhet seanca Rusi Rasul Mislaev

Durrës- Rusi Rasul Mislaev i cili u arrestua disa javë më parë në vendin tonë dhe akuzohet si pjesë e ISIS që në vitin 2013 ka dalë sërish sot para gjykatës.  Por edhe seanca e sotme  në Gjykatën e Durrësit është shtyrë pasi nuk u paraqit prokurori dhe nuk kishte avokat mborojtës.

“Ju lutem mos më depërtoni se atje do të më vrasin” kështu është shprehur para trupës gjykuese Mislaev.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

34-vjeçari akuzohet se është terrorist. Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

J.V/Dosja.al

Shto Koment