Aktualitet

Banorët e fshatit Spathar të Librazhdit dalin në protestë para Bashkisë: Duam rrugët e asfaltuara

Ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën kryesore, nëse zëri i tyre nuk dëgjohet.

28 Dhjetor 2022, 19:00 Nga F.M
Banorët e fshatit Spathar të Librazhdit dalin në protestë
Banorët

LIBRAZHD- Banorët e fshatit Spathar të Librazhdit kanë protestuar ditën e sotme përpara Bashkisë pasi kërkojnë asfaltimin e rrugëve. Në deklaratat e dhëna për mediat, ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën kryesore, nëse zëri i tyre nuk dëgjohet.

“Jemi të gjithë banorët e fshatit Spathar ndërsa mbrapa shpinës sonë është shteti shqiptar. E përgjigjen e shteti po e shohim. Ne nuk kemi frikë, s’jemi duke bërë politikes se nuk na intereson. Kjo është protestë apolitike. Shteti shqiptar duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet që ka bërë. Çdo gjë ka mbetur si në kohën e Skëndërbeut.”- tha një banor.

“Do protestojmë ditë për ditë derisa të merren vendimet për rrugën tonë. Do e mbyllim dhe rrugën kryesore. Ne nuk kërkojmë shumë duam rrugë. Edhe thonë pse ikin emigrantët, sigurisht që do ikin hajde jeto në Spatharë.”- tha një tjetër banor.

proteste ne librazhd

Sondazh

Poll