Aktualitet

Rikthehen shirat, ulen temperaturat, çfarë pritet të ndodhë me motin nga dita e nesërme

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.

28 Dhjetor 2022, 19:32 Nga F.M
Rikthehen shirat, ulen temperaturat, çfarë pritet të
Moti

TIRANË- Moti i ftohtë pritet të kthehet në vend. Në parashikimin ditor, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi do të mbulohet nga masat ajrore të paqëndrueshme, duke nisur nga nesër. Sipas SHMU-së, moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimi. Përgjatë ditës do të ketë shi të herëpashershëm me intensitet të ulët në bregdet.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -2 deri 10°C

në zona e ulëta 1 deri 16°C

në zona bregdetare 5 deri 16°C

Ju urojmë një ditë të mbarë!

moti ne shqiperi sherbimi meteorologjik ushtarak

Sondazh

Poll