Aktualitet

Arrestimi i ish-drejtoreshës së Bashkisë Tiranë, Këlliçi: E vuri Veliaj në pozicione strategjike që të kapte paranë publike

Krah saj, Këlliçi shkruan se Sterjo është dora e MJAFT-it, që e konsideron ‘shkollë korrupsioni’.

28 Dhjetor 2022, 19:09 Nga F.M
Arrestimi i ish-drejtoreshës së Bashkisë Tiranë,
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me arrestimin e Viola Sterjos, ish-drejtoreshë e Drejtorisë së Mjedisit në Bashkinë e Tiranës. Në një postim në Facebook, Këlliçi ka publikuar një foto të Sterjos krah kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Krah saj, Këlliçi shkruan se Sterjo është dora e MJAFT-it, që e konsideron ‘shkollë korrupsioni’. Sipas Këlliçit, Sterjo ka qe në e caktuar nga Veliaj në pozicione strategjike për të kapur paranë publike.

“Viola Sterjo, simboli i Bashkisë Tiranë. Dora e MJAFT-it, rrethi i Veliajt, shkollë korrupsioni. I cakton kryebashkiaku në pozicione strategjike për të kapur paranë publike. Zullumqarë. Ekip i denjë vetëm për qeli. Një gjykatë evropiane, e paintimiduar nga politika, do t'i kishte nxjerrë nga bashkia me pranga. S'do të kishin as mundësinë për të kandiduar,”- shkruan Këlliçi krah fotos.

39-vjeçarja u arrestua sot. Viola Sterjo dyshohet se ka ngritur një skemë mashtrimi duke i marrë para qytetarëve me qëllim ndikimin e saj në institucionet e shtetit. Sterjo dyshohet se ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë euro deri në 90 mijë euro. Subjekteve, ish-drejtoresha u kishte premtuar subjekteve se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural). 

belind kellici erion veliaj

Sondazh

Poll