Sport

Neymar dhe Mbappé, të dy yjet e PSG-së, nesër titullarë ndaj Strasburgut...

Nëse nuk ka ndryshim në orët e ardhshme, Neymar dhe Mbappé, me gjasa do të jenë titullarë kundër Strasburgut këtë të mërkurë (21:00) në Parc des Princes.

28 Dhjetor 2022, 08:07 Nga DOSJA
Neymar dhe Mbappé, të dy yjet e PSG-së, nesër

FRANCE - Në një konferencë për shtyp të martën, Christophe Galtier iu rikthye gjerësisht edhe një here zgjedhjes së Kylian Mbappe, për t'u kënaqur me vetëm dy ditë pushim, pas humbjes së ‘bluve’ në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës.

Ndërkohë trajneri i PSG-së synon të përfitojë plotësisht nga prania e tij, i cili synon këtë të mërkurë ndaj Strasburgut, të ketë në skuadrën e tij golashënuesin më të mirë të Botërorit. Sulmuesi francez duhet të vendoset përkrah të Neymar.

Braziliani e konsideron veten plotësisht të rikuperuar nga dëmtimi i kyçit të këmbës. Mbeten, për më tepër, paqartësi për pjesën tjetër të skuadrës që do të zbresë të mërkurën kundër klubit alsas, por Marquinhos, pavarësisht eliminimit të parakohshëm të Brazilit në Katar, shprehu orët e fundit gjendjen e tij të mirë. Ndërkohë, stafi parizien ishte i dyzuar të rreshtonte që në fillim çiftin Marquinhos-Sergio Ramos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll