Sport

Ten Hag 'zyrtarizon' divorcin: "Ronaldo zgjodhi rrugën të na thoshte lamtumirë"...

Në ndeshjen e së martës për javën e 17-të të Premier League, Man.United fitoi 3-0 ndaj Nottingham. Pas saj tekniku i “Djajve të Kuq” foli edhe divorcing me CR7.

28 Dhjetor 2022, 07:18 Nga DOSJA

Ten Hag 'zyrtarizon' divorcin: "Ronaldo zgjodhi rrugën

ANGLI - Erik Ten Hag pas ndeshjes të së martës, ka garantuar se largimi i Cristiano Ronaldos nuk ka ndikuar në ambiciet e skuadrës. Trajneri i Manchester United theksoi se lojtarët e tij janë të motivuar për të fituar, çka u pa edhe në fitoren ndaj Nottingham Forest (3-0).

“Fokusi i skuadrës ishte rikthimi në Premier League. Gjithçka që shoh është një ekip i uritur. A ndikoi Cristiano Ronaldo në ambiciet e skuadrës? Nuk shikoj prapa, vetëm në të ardhmen. Ai zgjodhi rrugën të thotë lamtumirë, Ronaldo nuk është më pjesë e ekipit”, theksoi trajneri holandez.

Manchester United dhe Cristiano Ronaldo arritën një marrëveshje në fillim të dhjetorit për të ndërprerë kontratën që lidhte të dy palët, pas intervistës së diskutueshme të CR7 me Piers Morgan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll