Bota

Gjenerali rus u tha miqve se "lufta në Ukrainë është zvarritur", Putin e shkarkon nga detyra

Eduard Chernovolchev mbikëqyri sektorin e shërbimeve ruse të sigurisë FSB (ish KGB), ku në një laborator sekret zhvillohen helme të ndryshme.

28 Dhjetor 2022, 14:17 Nga A.B
Gjenerali rus u tha miqve se "lufta në
Putin

RUSI- Vladimir Putin shkarkoi një gjeneral pasi u zbulua se ai u kishte thënë miqve se "lufta në Ukrainë është zvarritur", raporton gazeta britanike "Daily Mail".

Eduard Chernovolchev mbikëqyri sektorin e shërbimeve ruse të sigurisë FSB (ish KGB), ku në një laborator sekret zhvillohen helme të ndryshme. Ai drejtoi NII-2 FSB, një institut kërkimor që zhvillon helme vdekjeprurëse të përdorura kundër armiqve të Kremlinit, tha një burim i paidentifikuar.

Shembulli më i fundit ishte helmi i dyshuar i përdorur kundër liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili mbetet në burg. Sipas raporteve, stafi i Chernovolchev ishte i përfshirë drejtpërdrejt në helmimin e Navalny me agjentin nervor Novichok dhe një tjetër kundërshtar të Putinit, Vladimir Kara Murza, i cili dyshohet se u helmua dy herë në 2015 dhe 2017. Të dy, Navalny dhe Kara Murza janë në burgjet në Rusi si të burgosurit politikë.

Vlen të përmendet se Eduard Chernovolchev kishte jetuar më parë në Kiev dhe fillimisht ishte i pakënaqur për luftën që filloi më 24 shkurt. " Atij i erdhi shumë keq për fillimin e operacionit ushtarak në Ukrainë dhe, ndërsa ishte në shoqërinë e miqve të tij, ai tha më shumë se një herë se situata ka dalë jashtë kontrollit.“, tha një burim.

Kremlini, siç pritej, i mori këto komente si mosbesim ndaj regjimit dhe e largoi atë nga posti i tij. Vlen të përmendet se, sipas njoftimit zyrtar të Kremlinit, gjenerali Chernovolchev u hoq nga detyra.

putin

Sondazh

Poll