Bota

Thyejnë rregullat e regjimit, dy shahistet iraniane garojnë në një turne ndërkombëtar pa shami

Hixhabi, i cili është i detyrueshëm sipas kodit të rreptë të veshjes islame të Iranit, është bërë fokusi i protestave kundër qeverisë iraniane.

28 Dhjetor 2022, 13:31 Nga a.l
Thyejnë rregullat e regjimit, dy shahistet iraniane garojnë në
Sara Khadem

IRAN- Dy shahiste iraniane kanë dalë kundër rregullave të regjimit duke garuar në një turne ndërkombëtar pa hixhab. Sara Khadem dhe Atousa Pourkashiyan, të cilat po luajnë në Kampionatin Botëror të Shahut të Shpejtë dhe Blitz FIDE në Almaty, Kazakistan, kanë ndjekur sportistet e tjera iraniane në braktisjen e shamisë. Në fotografitë e publikuara në Flickr të Federatës Ndërkombëtare të Shahut ato shfaqen me flokët e tyre të lëshuar, teksa fokusohen në lojë.

Thyejnë rregullat e regjimit, dy shahistet iraniane garojnë në
Sara Khadem
Thyejnë rregullat e regjimit, dy shahistet iraniane garojnë në
Atousa Pourkashiyan

Hixhabi, i cili është i detyrueshëm sipas kodit të rreptë të veshjes islame të Iranit, është bërë fokusi i protestave kundër qeverisë iraniane. Trazirat pasuan vdekjen e Mahsa Amini, 22, e cila vdiq në paraburgim në shtator pasi u arrestua nga policia morale e Iranit për dyshimin se nuk e mbante siç duhet hixhabin e saj, shkruan skynews.

Gratë kanë luajtur një rol të spikatur në protesta, duke hequr dhe në disa raste duke djegur shamitë e tyre. Në tetor, alpinistja iraniane Elnaz Rekabi konkurroi në Korenë e Jugut pa shami, duke thënë më vonë se ajo e kishte bërë këtë pa dashje. Në nëntor, një shigjetare iraniane tha se nuk e vuri re që i binte hixhabi gjatë një ceremonie çmimesh në Teheran.

sara khadem atousa pourkashiyan protesta ne iran

Sondazh

Poll