Bota

Vuçiç: Synohet dëbimi final i serbëve, diçka e re do të vijë në 15 ditët e ardhshme

Në një takim të zhvilluar sot me patriarkun Porfirije ai u shpreh se do të takohet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe brenda 15 ditëve populli serb nga Kosova dhe Metohia do të dëbohen.

28 Dhjetor 2022, 09:41 Nga a.l
Vuçiç: Synohet dëbimi final i serbëve, diçka e re
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë një paralajmërim në kuadër të incidenteve dhe situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Në një takim të zhvilluar sot me patriarkun Porfirije ai u shpreh se do të takohet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe brenda 15 ditëve populli serb nga Kosova dhe Metohia do të dëbohen.

"Unë do të shkoj në çdo vend të mundshëm për t'u takuar me përfaqësuesit e popullit tonë. Nëse do t'ia dalim, kjo nuk varet nga ne. Mos kini dyshime se kjo do të vazhdojë. E shihni që është e pamundur të flasësh me dikë që nuk dëshiron. të flasësh.Çfarë do?Të vrasësh dikë? Cili është qëllimi i dytë? Edhe nëse arrijmë diçka, dhe nuk jam i sigurt se do ta arrijmë. Brenda 15 ditësh do të ketë diçka të re. Qëllimi përfundimtar është dëbimi i serbëve përgjithmonë, e veçanërisht dëbimi i popullit serb të pabindur nga Kosova dhe Metohia”, përfundoi Vuçiç dhe shtoi se do ta informojë opinionin për ngjarjet e ardhshme.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll