Bota

Barrikadat në Merdare/ Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë thirrje qytetarëve: Shfrytëzoni pika të tjera për të kaluar

Një grup prej rreth 20 serbësh sonte kanë bllokuar vendkalimin kufitar në Merdar, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës.

28 Dhjetor 2022, 08:09 Nga a.l
Barrikadat në Merdare/ Ministria e Punëve të Jashtme në
Merdare

KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD) ka bërë thirrje ndaj qytetarëve dhe udhëtarëve të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për të kaluar, pasi serbët bllokuan dje përmes barrikadave pikën kufitare në Merdar.

Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni Policinë e Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Një grup prej rreth 20 serbësh sonte kanë bllokuar vendkalimin kufitar në Merdar, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Nga raportimet e mediave lokale, bëhet me dije se vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll