Bota

Tensionet në veri/ Vuçiç viziton ushtrinë në Rashkë, pritet takimi me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

Vuçiç paralajmëroi se do të ketë një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, por pa dhënë më shumë detaje.

28 Dhjetor 2022, 08:17 Nga a.l
Tensionet në veri/ Vuçiç viziton ushtrinë në
Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka vizituar disa njësi të Ushtrisë së Serbisë diku midis Kralevës dhe Rashkës. Përmes një postimi në rrjete sociale Vuçiç paralajmëroi se do të ketë një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, por pa dhënë më shumë detaje. Komuna e Rashkës në Serbi gjendet afër kufirit me Kosovën. Vuçiç urdhëroi dy ditë më parë që forcat e armatosura dhe njësitë policore të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.

“Unë besoj në drejtësi dhe ligj, por më shumë se çdo gjë në urtësinë, por edhe forcën dhe vendosmërinë serbe”, shkroi ai në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Një grup prej rreth 20 serbësh sonte kanë bllokuar vendkalimin kufitar në Merdar, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Nga raportimet e mediave lokale, bëhet me dije se vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll