Bota

Serbët vendosin barrikada, mbyllet pika kufitare në Merdare

Ky vendim vjen pas barrikadave të vendosura mbrëmjen e djeshme nga shtetasit Serbë në anën e Serbisë. 

28 Dhjetor 2022, 08:01 Nga a.l
Serbët vendosin barrikada, mbyllet pika kufitare në Merdare
Pika kufitare

KOSOVË- Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika kufitare Meradare është mbyllur dhe udhëtarët duhet të zgjedhin pika alternativa kufitare për të kaluar. Ky vendim vjen pas barrikadave të vendosura mbrëmjen e djeshme nga shtetasit Serbë në anën e Serbisë. 

Qarkullimi në pikën kufitarë Merdar është i mbyllur në hyrje dhe dalje, për arsye të barrikadave në territorin e Serbisë, diku rreth 2 kilometra, deri në një informatë tjetër”, thuhet në njoftimin e Qendrës.

Mbrëmjen e djeshmë më darë 27 dhjetor një grup prej rreth njëzet serbësh kanë bllokuar vendaklimin kufitar në Merdar, sië raportojnë dhe mediat lokale në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Qytetarët kanë vendosur në rrugë një kamion rimorkio dhe traktorë dhe kanë sulmuar me bomba zhurmuese mërgimtarët që ktheheshin në Kosovë për festat e fundvitit. Këta të fundit e kanë quajtur një provokim nga ana e serbëve sulmin me bomba zhurmuese ndaj tyre, ndërsa nuk janë lejuar të kalojnë./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll