Bota

Rusia ndalon shitjet e naftës në vendet që respektojnë kufirin e çmimit

Kufiri i çmimit – i cili u ra dakord nga grupi i kombeve G7, Australia dhe BE – hyri në fuqi më 5 dhjetor. Ky kufi i ndalon vendet të paguajnë më shumë se 60 dollarë (56 euro; 50 £) për fuçi naftë ruse.

28 Dhjetor 2022, 07:31 Nga A.B
Rusia ndalon shitjet e naftës në vendet që respektojnë
Nafte

RUSI- Rusia ka ndaluar shitjet e naftës për vendet dhe kompanitë që respektojnë një kufi çmimi të rënë dakord nga vendet perëndimore në fillim të këtij muaji.

Kufiri i çmimit – i cili u ra dakord nga grupi i kombeve G7, Australia dhe BE – hyri në fuqi më 5 dhjetor. Ky kufi i ndalon vendet të paguajnë më shumë se 60 dollarë (56 euro; 50 £) për fuçi naftë ruse.

Rusia tani ka thënë se nafta dhe produktet e saj të naftës nuk do t’i shiten askujt që vendos kufirin e çmimit. Dekreti presidencial thoshte se ndalimi do të hynte në fuqi për pesë muaj nga 1 shkurti deri më 1 korrik. Në njoftim thuhet gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin mund të jepte “leje të posaçme” për të furnizuar vendet që janë nën ndalimin.

Grupi G7 i ekonomive të mëdha parashtroi idenë e një kufiri çmimi në shtator, në mënyrë që të ndalonte Moskën nga përdorimi i të ardhurave nga nafta për të financuar luftën në Ukrainë.

nafte rusi

Sondazh

Poll