Bota

Tensionet në veri/ Dendias kontakton me KFOR: Konsolidimi i paqes dhe sigurisë është me rëndësi parësore

Dendias ka komunikuar gjithashtu edhe me zyrtarë të detashmentit grek të KFOR-it, për t'u informuar për situtaën në zonë pas incidenteve të fundit që janë shënuar atje. 

28 Dhjetor 2022, 07:33 Nga a.l
Tensionet në veri/ Dendias kontakton me KFOR: Konsolidimi i paqes dhe
Nikos Dendias

KOSOVË- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka komunikuar me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Mediat greke shkruajnë se, në kuadër të tensioneve, Dendias ka komunikuar gjithashtu edhe me zyrtarë të detashmentit grek të KFOR-it, për t'u informuar për situatën në zonë pas incidenteve të fundit që janë shënuar atje. 

Burime diplomatike greke bëjnë me dije se do të jetë në komunikim të rrgeullat edhe me të dërguarin e posaçëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak për t'i informuar dhe për të biseduar lidhur me tensionet në veri të Kosovës. Dendias ka kryer gjithashtu vivita të shpehsta në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të iniciativave që ndërmerr për uljen e tensioneve në veri. 

Të njëjtat burime bëjnë me dijse se Greqia i kushton rëndësi parësore konsolidimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor dhe mbështet vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, duke qëndruar në favor të një zgjidhjeje të miratuar reciprokisht të çështjeve të pazgjidhura, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll