Bota

Moment i ËMBËL- Mendoi se mbeti pas familjes, Princi Louis vrapon drejt tyre

Në klipin e shkurtër, Louis dëgjohet duke thirrur emrin e motrës së tij Charlotte.

27 Dhjetor 2022, 22:00 Nga A.B
Moment i ËMBËL- Mendoi se mbeti pas familjes, Princi Louis vrapon
Princi Louis

BRITANI E MADHE- Princi Louis vodhi sërish shfaqjen. Ishte një fans mbretëror ai që kapi video të 4-vjeçarit duke vrapuar furishëm jashtë kishës së Shën Maria Magdalenës, teksa po nxitonte të kapte familjen e tij, pasi mendoi se kishte mbetur pas, raporton Pagesix.

Në klipin e shkurtër, Louis dëgjohet duke thirrur emrin e motrës së tij Charlotte. Kjo është hera e parë që Princi dhe Princesha e Uellsit u bashkuan me prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij për shërbimin vjetor të kishës.

Është gjithashtu hera e parë në dy vjet që familja mbretërore shkoi në kishë.

Pjesëtarë të tjerë të familjes që morën pjesë në shërbimin vjetor, ishin Mbreti Charles dhe Mbretëresha Consort Camilla, Princesha Beatrice dhe burri Edoardo Mapelli Mozzi dhe djali i tij Christopher Woolf, Princesha Eugenie dhe burri Jack Brooksbank, Princi Edward dhe familja e tij, Zara, Mike Tindall dhe princi Andrew.

princi louis familja mbreterore

Sondazh

Poll