Bota

'Lexojnë mendjen me sy'/ Studimi: Gratë janë më të mira se burrat për ta vënë veten në vendin e të tjerëve

Në këtë studim, gratë shënuan mesatarisht më mirë se burrat në zbulimin e saktë të emocioneve.

27 Dhjetor 2022, 21:05 Nga A.B
'Lexojnë mendjen me sy'/ Studimi: Gratë janë më
Foto ilustruese

SHBA- Gratë mund të jenë më empatike se burrat, duke e pasur më të lehtë të gjykojnë emocionet e njerëzve të tjerë. Stereotipi i vjetër është se gratë janë të ndjeshme, ndërsa burrat shpesh gabojnë duke thënë gjënë e gabuar, sepse ata nuk e vërejnë kur dikush është i mërzitur ose i ofenduar.

Por një studim sugjeron se mund të ketë disa të vërteta në këtë, duke treguar se gratë me të vërtetë duket se janë më të mira në zbulimin e ndjenjave të njerëzve të tjerë.

Studimi i raportuar në 'DailyMail' shqyrtoi më shumë se 300,000 njerëz në 57 vende, të cilëve secilit iu shfaqën 36 foto të prera të syve, si pjesë e testit "Reading the Mind in the Eyes".

Këtyre njerëzve iu kërkua të zgjidhnin emocionin e duhur të ndjerë nga personi, sytë e të cilit u fotografuan, nga një listë me katër emocione. Këto përfshinin ndjenja të drejtpërdrejta si terrori dhe konfuzioni, por edhe emocione të ndërlikuara si siklet, nervozizëm, shqetësim dhe kënaqësi.

Në shumicën e vendeve, gratë shënuan mesatarisht më mirë se burrat në zbulimin e saktë të emocioneve.

Doktor David Greenberg, i cili udhëhoqi studimin e publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, është i bazuar në Universitetin Bar-Ilan në Izrael dhe bashkëpunëtor nderi i kërkimit në Universitetin e Kembrixhit.

Ai tha: “Rezultatet tona ofrojnë disa nga provat e para që fenomeni i mirënjohur – që femrat janë mesatarisht më empatike se meshkujt – është i pranishëm në një gamë të gjerë vendesh anembanë globit. Është vetëm duke përdorur grupe shumë të mëdha të dhënash që ne mund ta themi këtë me besim."

Gratë duket se janë më të mira në këtë se burrat nga mosha 16 deri në moshën 70 vjeçare. 

studimi grate

Sondazh

Poll