Bota

Shqetësohen shkencëtarët! Po merrte ilaçin eksperimental për Alzheimer, vdes pacientja

Ajo u shtrua në spital me konvulsione në mes të shtatorit dhe vdiq pesë ditë më vonë.

27 Dhjetor 2022, 21:45 Nga A.B
Shqetësohen shkencëtarët! Po merrte ilaçin eksperimental
Mushkeri

SHBA- Një paciente ka vdekur teksa po trajtohej me një ilaç eksperimental të Alzheimerit për të cilët mjekët shpresuan se do sillte rezultate.

Gruaja 79-vjeçare e paidentifikuar nga Florida pësoi ënjtje dhe gjakderdhje të madhe në tru pasi mori trajtimin për më shumë se 18 muaj. Ajo u shtrua në spital me konvulsione në mes të shtatorit dhe vdiq pesë ditë më vonë, raporton DailyMail.

Pacientja ishte në fazën e zgjatjes së provave të fazës 3 për ilaçin antitrupor lecanemab, të mbështetur nga kompania bioteknike Eisai. Trajtimi funksionon duke pastruar proteinat amiloide-beta nga truri, që mendohet se shkaktojnë Alzheimer.

Kjo pason dy vdekje të tjera gjatë fazës së eksperimentit, duke përfshirë një burrë në fund të të 80-ave që vdiq në qershor nga një hemorragji në tru dhe vdekjen e një gruaje 65-vjeçare nga Illinois.

Firma ka refuzuar të komentojë mbi fatalitetin e fundit, duke përmendur shqetësimet e privatësisë.

Një zëdhënës tha: "Të gjitha ngjarjet serioze, përfshirë fatalitetet, raportohen te Eisai dhe merren parasysh në vlerësimin tonë të studimit. Ky informacion i jepet FDA-së dhe autoriteteve të tjera rregullatore, si dhe bordeve të pavarura të rishikimit për studimin."

Njerëzit me Alzheimer mund të jetojnë për disa vite pasi të shfaqen simptomat e para.  Shumica e pacientëve jetojnë për tre deri në 11 vjet pas diagnozës.

alzheimer

Sondazh

Poll