Bota

Një politikane ekstremiste në Izrael thirrje mjekëve: Mos i trajtoni homoseksualët

62-vjeçarja Orit Struck nga partia fetare "Sioniste", argumentoi se mjekët izraelitë mund të refuzonin trajtimin e pacientëve transgjinorë nën frymën e legjislacionit të partisë së saj.

27 Dhjetor 2022, 20:45 Nga k.m.
Një politikane ekstremiste në Izrael thirrje mjekëve: Mos i
Foto ilustruese

IZRAEL- Ndërsa kryeministri i përkohshëm i Izraelit, Benjamin Netanyahu, përgatitet të krijojë qeverinë të enjten, një politikane nga Partia fetare 'Sioniste' që pritet të marrë një post në qeveri ka guxuar të thotë se mjekët duhet të lejohen të refuzojnë kujdesin për pacientët homoseksualë.

Në një intervistë në radion izraelite dje, 62-vjeçarja Orit Struck nga partia fetare "Sioniste", argumentoi se mjekët izraelitë mund të refuzonin trajtimin e pacientëve transgjinorë nën frymën e legjislacionit të partisë së saj.

"Një mjek mund të refuzojë kujdesin ndaj një pacienti nëse një veprim i tillë shkel bindjet e tij fetare për sa kohë që ka mjaft mjekë të tjerë që mund ta ofrojnë atë shërbim,"-tha ai. 

Reagimi i presidentit izraelit, Isaac Herzok, ishte i menjëhershëm dhe ai nxitoi të dënojë retorikën kundër komunitetit transgjinor pas komentit bombë të Struck.

"Deklaratat raciste të ditëve të fundit kundër komunitetit LGBTQ më shkaktojnë shqetësim të madh,"- tha Herzog, duke shtuar se një retorikë e tillë minon "vlerat demokratike dhe morale" të Izraelit.

Vlen të përmendet se Orit Struck, nënë e 11 fëmijëve, themeloi organizatën joqeveritare izraelite "Organizata e të Drejtave të Njeriut të Judesë dhe Samarisë", të cilën e drejtoi midis 2004 dhe 2012. Komentet e Struck rrisin frikën se qeveria e re e Netanyahut do të përbëjë një kërcënim për të drejtat e homoseksualëve.

izrael

Sondazh

Poll