Sport

Novak Gjokoviç sërish në Australi, një vit pas dhjetë ditëve ‘burg’, një aventurë që përfundoi me dënimin dhe dëbimin e tij...

Tenisti serb mbërriti në Adelaide, ku në ditën e Vitit të Ri fillon turneu ‘ATP 250’, i cili është pararendës i ‘Australian Open’.

27 Dhjetor 2022, 18:41 Nga DOSJA
Novak Gjokoviç sërish në Australi, një vit pas dhjetë

 

AUSTRALI - Kalendari tregonte 5 janar 2022, kur Novak Gjokovic mbërriti në aeroportin e Melburnit për të marrë pjesë në ‘Australian Open’, që do të fillonte disa ditë më vonë.
Tenisti serb, atëherë numri 1 i botës, pas javësh procedurash, kishte udhëtuar për në Australi, pavarësisht se nuk ishte vaksinuar, duke besuar se përjashtimi mjekësor që kishte siguruar (pasi dukej se ishte sëmurë në fillim të dhjetorit) e mbulonte atë.

Por që nga momenti kur shkeli në tokën australiane ai e gjeti veten të ‘burgosur’, fillimisht për shumë orë në një sallë pritjeje aeroporti, përpara se të transferohej në një hotel për emigrantët e paligjshëm dhe të fillonte një seri të pabesueshme që përfundoi më 16 janar me finalen e tij, dëbimin nga vendi (dhe ndalimi i hyrjes për tri vitet e ardhshëm).

Ato dhjetë ditë me siguri nuk do të harrohet kurrë, megjithatë, gati një vit më vonë, Gjokoviç është rikthyer përsëri në Australi (pasi u zhduk dënimi i vendosur ndaj tij) dhe këtë herë asgjë nuk të kujton vitin e kaluar.

Ai zgjodhi të mos zbulojë as më të voglin detaj rreth mbërritjes së tij në Adelaide, ku turneu ‘ATP 250’, i cili në thelb vepron si një pararendës i ‘Australian Open’, hapet të dielën.
Aty ku Gjokoviç është mbreti i padiskutueshëm me 9 tituj dhe ëndërron një të 10-tin, që do t'i lejojë të arrijë në 22 Grand Slam dhe të kapë Rafael Nadal në vendin e parë.

Ardhja e tij në Adelaide u konfirmua nga CEO i ‘Australian Open’, Craig Tiley, i cili pas historisë së vitit të kaluar dhe reagimeve që kishin lindur brenda Australisë (shumë menduan se Gjokoviç tregoi mungesë respekti ndaj qytetarëve me qëndrimin e tij) u përpoq të ndryshonte klimën.
“Djokovic do të jetë tenisti që duhet mundur këtë vit nëse dëshiron të arrijë titullin. Ai synon të jetë më i miri i të gjitha kohërave dhe e përfundoi vitin 2022 duke luajtur tenisin më të mirë”,- tha australiani dhe shtoi për reagimet e mundshme të botës:

“Kam besim të madh te publiku australian. Ne jemi një audiencë sportive shumë e arsimuar, veçanërisht ata që vijnë në tenis. Ata e duan sportin, u pëlqen të shohin tenistë të mëdhenj, lojëra të shkëlqyera. Dhe kam shumë besim se tifozët do të reagojnë ashtu siç ne shpresojmë se do ta respektojnë atë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll