Politike

'3 mijë qytetarë u gjobitën në 2 javë në Gjirokastër'/ Berisha: Praktikë kriminale! Dënoj dhunën masive

Kreu i PD-së dënon këtë akt, të cilin e quan praktikë kriminale.

26 Dhjetor 2022, 13:54 Nga A.B
'3 mijë qytetarë u gjobitën në 2 javë në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë publik një denoncim që i ka mbërritur nga një qytetar. Sipas këtij denoncimi, në Gjirokastër janë vendosur për 2 javë gjoba për 3 mijë qytetarë. Kreu i PD-së dënon këtë akt, të cilin e quan praktikë kriminale.

POSTIMI

Stop gjobitjes masive të qytetarëve. Urdhëri i turpshëm për gjoba masive ndaj qytetarëve në fund të vitit. 3.000 qytetarë gjobiten vetëm në Gjirokastër në dy javët e fundit. Të dashur miq, gjoba absurde dhe anti-ligjore janë kartolina e Edi Ramës për dhjetëra e mijëra qytetarë, veçanërisht për emigrantë që vijnë të kalojnë festat e fundvitit në vendin e tyre. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë dhunë masive me gjoba të paligjshme ndaj qytetarëve shqiptarë dhe kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të kësaj praktike kriminale. #sb

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Pershendetje z. Berisha. Jam nje qytetar nga qarku i gjirokaster . Ne fund viti policia e ketij qarku ka masakruar qytetaret me gjoba . Jane mbi 3000 gjoba te vendosura keto dy jave kur varferia ka fundosur njerezit .
Koj thuhet se eshte urdher nga larte.
Por si ka mundesi qe nuk eshte gjobitur asnje efektive policie kur e dime shume mire me cfare mjetesh qarkullojne . Me xhama te zinje dhe pa dokumenta si psh oficeri i policise tepelene Bledi Rushiti me makine pa dokumenta. (Foto)Ju lutem publikojeni se na mbyten . Anonim ju lutem

sali berisha

Sondazh

Poll