Aktualitet

Ndodh sërish! Dëmtohen skulpturat e parkut të qytetit të Korçës, policia nis hetimet

Janë dëmtuar 2 prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut.

27 Dhjetor 2022, 09:56 Nga A.B
Ndodh sërish! Dëmtohen skulpturat e parkut të qytetit të
Skulptura

KORÇË- Dëmtohen skulpturat e parkut të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve, janë dëmtuar 2 prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut. Kanë qenë punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike ata që kanë konstatuar dëmtimin e skulpturave.


Njoftimin e ka marrë edhe policia e Korçës, të cilët kanë filluar hetimin për rastin duke krehur zonën dhe duke parë nëse ka kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Kjo nuk është hera e parë që skulpturat e parkut bien pre e dëmtimeve nga persona të papërgjegjshëm.

demtohen skulpturat ne korce korce

Sondazh

Poll