Aktualitet

Votimi për Avokatin e Popullit/ Braho: Është e turpshme ajo që ndodhi në Kuvend, unë nuk jam i politizuar

Ai tha se e ka krijuar vetë karrierën profesionale dhe se ajo që ndodhi në Kuvend ishte e tepërt.

27 Dhjetor 2022, 08:46 Nga A.B
Votimi për Avokatin e Popullit/ Braho: Është e turpshme ajo
Ledio Braho

TIRANË- Kandidati për postin e Avokatit të Popullit Ledio Braho, është shprehur se është e turpshme ajo që ndodhi në Parlament, ku emri i tij u refuzua për zgjedhjen e në postin e avokatit të popullit. Një gjë e tillë ndodhi pasi mazhoranca e cilësoi atë si të politizuar pasi Braho ka përfaqësuar Partinë Demokratike në disa gjyqe, por kjo gjë sipas Brahos nuk e bën detyrën e tij politike.

Ai tha se e ka krijuar vetë karrierën profesionale dhe se ajo që ndodhi në Kuvend ishte e tepërt.

'Ndoshta mazhoranca nuk e ka të rëndësishme avokatin e popullit, por çfarë më intereson është që ajo seancë u përdor për të më anatemuar mua. Unë mund të them që ajo që ndodhi atë ditë në seancë është e turpshme, gjithë kandidatët ishin seriozë por fakti që më ndodhi mua pasi jam kandidatura më e preferuar e PD-së. Se kë zgjedh unë për klient apo kush më zgjedh mua për avokat nuk është gjë për tu diskutuar e nuk është e politizuar. Unë nuk mund të jem i politizuar por të gjitha janë justifikime e për inat u refuzua kandidatura ime nga mazhoranca. Është e turpshme ajo që ndodhi pasi jam një kandidat që e kam krijuar vetë karrierën profesionale në Kuvend më duket e tepërt ajo që ndodhi. Emri im mund të ishte refuzuar por pa më anatemuar sic ndodhi atë ditë në parlament.'- tha Braho./Marre nga Topchannel

ledio braho avokati i popullit

Sondazh

Poll