Aktualitet

VIDEO- E qëllimshme? Digjet gjatë natës mjeti 'Porche' në Vlorë, nisin hetimet

Hetimet do zbulojnë nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo ka ndodhur për shkak të ndonjë defekti në mjet. 

27 Dhjetor 2022, 08:34 Nga A.B
VIDEO- E qëllimshme? Digjet gjatë natës mjeti 'Porche'
Makina

VLORË- Një mjet i markës 'Porche' është shkrumbuar në orët e mbrëmjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në lagjen '14 maj' në Vlorë. Mjeti i djegur është në pronësi të Daniel Qendrajt. Policia pritet të nisë hetimet për të zbuluar nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo ka ndodhur për shkak të ndonjë defekti në mjet. 


NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 27.12.2022, rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Porche”, në pronësi të shtetasit D. Q. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

digjet makina ne vlore vlore daniel qendraj

Sondazh

Poll