Aktualitet

E rëndë/ 28- vjeçari në Sarandë dhunon gruan e tij, vihet në pranga nga policia

Policia njofton se është vënë në pranga i riu me iniciale K. Z., i cili pritet të përballet me akuzën për këtë vepër penale. 

27 Dhjetor 2022, 08:46 Nga a.l
E rëndë/ 28- vjeçari në Sarandë dhunon gruan e tij,
Policia

SARANDË- Një 28- vjeçar është arrestuar sot nga policia në Sarandë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia njofton se është vënë në pranga i riu me iniciale K. Z., i cili pritet të përballet me akuzën për këtë vepër penale. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Nuk dihen ende motivet e këtij rasti të dhunës në familje.

arrestime ne sarande

Sondazh

Poll