Sport

Leo Messi, i fundit që do të kthehet në Paris

Sipas ‘TycSports’, ylli argjentinas do të shijojë natën e Vitit të Ri në shtëpi, duke u kthyer në Paris më 3 janar

26 Dhjetor 2022, 20:12 Nga DOSJA
Leo Messi, i fundit që do të kthehet në Paris

FRANCE - Pasi u bë kampion bote, Lionel Messi do të jetë lojtari i fundit që do të kthehet në klubin e tij. Nga të gjithë ata lojtarë, që janë përfshirë në Kupën e Botës në Katar, thuajse të gjithë tashmë janë kthyer, përfshirë edhe francezët, finalistët. 

Argjentinasve u është dhënë më shumë kohë, por sipas ‘TycSports’, Lionel Messi në fakt mund të shijojë natën e Vitit të Ri në shtëpi, duke u kthyer në Paris më 3 janar, pas një jave.

Kjo do të thotë se lojtari do të humbasë tre ndeshje me PSG-në: dy për Ligue 1 (Strasburg, më 28 janar dhe Lens, më 1 janar) dhe një tjetër për Kupën e Francës, kundër Châteauroux (më 6 janar). Rikthimi në kampionat për “Pleshtin” mund të jetë vetëm në datën 11, kundër Angers.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll