Aktualitet

Iu shkëput krahu i betonieres dhe plagosi kolegun, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

10 Shtator 2019, 08:24 Nga DOSJA
Iu shkëput krahu i betonieres dhe plagosi kolegun, arrestohet

DURRËS– Një 46-vjeçar me iniciale B.K., është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Durrësit pasi akuzohet për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë. (Lexo këtu)

Arrestimi i tij vjen një ditë pas plagosjes së një punëtori në një kantier ndërtimi teksa punohej me vinç.

I riu po manovronte vinçin në një pallat në ndërtim, me një pompë për ngjitjen e betonit në lartësi dhe si pasojë e shkeljes së rregullave plagosi 49-vjeçarin  P. D., i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim për shtyp:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B.K., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi më datë 09.09.2019 në kohën që po manovronte vinçin në një pallat në ndërtim, me një pompë për ngjitjen e betonit në lartësi, ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit P. D., i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres plagoset punetori spitali i traumes durres plagoset punetori spitali i traumes

Sondazh

Poll