Bota

Grabitet nga 2 persona në Milano djali i Mateo Salvinit, ministri: Fatmirësisht nuk ka të lënduar

Autorë të sulmit do të ishin dy afrikano-veriorë të cilët pasi e kërcënuan me një shishe të thyer, i grabitën celularin.

26 Dhjetor 2022, 23:52 Nga I.A
Grabitet nga 2 persona në Milano djali i Mateo Salvinit, ministri:
Matteo Salvinit dhe djali i tij

ITALI- Federico Salvini, djali i Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe kreut të “Lega”, Matteo Salvinit, u grabit në Milano.

 “Më kërcënuan me një copë shishe për të më marrë celularin” tha ai përpara policisë.

Autorë të sulmit do të ishin dy afrikano-veriorë të cilët pasi e kërcënuan me një shishe të thyer, i grabitën celularin. Sulmi dyshohet se ka ndodhur në mbrëmjen e 23 dhjetorit, rreth orës 21:00 pranë Pio Albergo Trivulzio, në zonën perëndimore të Milanos. Salvini ishte në rrugë i vetëm kur iu afruan dy burra, të cilësuar si afrikano-veriorë. Djali i ministrit nuk u lëndua dhe menjëherë paralajmëroi të atin, i cili nëpërmjet eskortës dha alarmin në komisariat.

Forcat e rendit thanë se vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të grabitjes. Agjentët kanë marrë pamjet nga kamerat e zonës me shpresë se mund të kenë filmuar arratisjen e dy grabitësve. Telefoni më vonë iu dorëzua policisë nga një tregtar egjiptian në prag të Krishtlindjeve.

“Atij i ka ndodhur, ajo që u ndodh për fat të keq shumë njerëzve në Milano. Fatmirësisht nuk ka të lënduar”, tha Matteo Salvinit.

matteo salvini federico salvini

Sondazh

Poll