Bota

Enver Hasani: Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjellë Hashim Thaçi, por Edi Rama

I ftuar në emisionin 'Pressing' në T7, Hasani tha se kjo ide ka pasur për qëllim deligjitimimin e Hashim Thaçit

26 Dhjetor 2022, 23:16 Nga I.A
Enver Hasani: Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjellë
Enver Hasani

KOSOVË- Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se ideator për ndarjen e Kosovës nuk ka qenë ish-presidenti Hashim Thaçi, por kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin 'Pressing' në T7, Hasani tha se kjo ide ka pasur për qëllim deligjitimimin e Hashim Thaçit.

“Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjellë Hashim Thaçi, por Edi Rama. Unë kam besu edhe sot besoj që ajo ide ka pas delegjitimin e Hashim Thaçit që kur të shkon në Speciale mos me ju dhimbtë kërkujt”, tha Hasani.

Ai gjithashtu foli edhe për takimin e Thaçit me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Rama me Vu֛çiçin kanë besu që mundet me kriju një momentum, kështu ka ardhur edhe takimi i Thaçit me Putinin”, tha ai.

enver hasani edi rama hashim thaci

Sondazh

Poll