Bota

Grenell: Blinken të kërkojë nga Kurti lirimin e të burgosurve serbë

Po ashtu Grenell i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken që të vendosi disa kërkesa Kurtit, që kanë të bëjnë me lirimin e të burgosurve serbe.

26 Dhjetor 2022, 22:12 Nga I.A
Grenell: Blinken të kërkojë nga Kurti lirimin e të
Richard Grenell

SHBA- Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka komentuar zhvillimet e fundit, duke thënë se dhuna e ditëve të fundit në veri të Kosovës është e papranueshme. Grenell ka fajësuar qeverinë e Albin Kurtit për tensionet e krijuara në veri, por nuk ka përmendur barrikadat e vendosura nga grupe të dyshimta kriminale, të cilat dhe kanë sulmuar gazetarë e policë e së fundmi kanë shtënë edhe pranë patrullave të KFOR-it. Po ashtu Grenell i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken që të vendosi disa kërkesa Kurtit, që kanë të bëjnë me lirimin e të burgosurve serbe.

Postimi i Plotë:

Dhuna e fundit në Kosovë është e papranueshme. Albin Kurti vazhdon veprimet e tij të njëanshme në veri në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, Anthony Blinken duhet të kërkojë që Kurti të lirojë të burgosurit serbë dhe të përmbahet nga arrestimi i protestuesve paqësorë dhe të ndalojë dërgimin e forcave speciale në veri - ndërsa duke kërkuar në të njëjtën kohë heqjen e barrikadave. E gjithë kjo duhet të bëhet në të njëjtën kohë. 

richard grenell albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2022, 17:42 I.A

FILOZOFI / Pyetja e parë e njeriut

Filozofia, dëshira për të ditur, lindi me pyetjet që njeriu filloi t’i bënte vetes dhe përgjigjet që përpiqej t&...