Bota

Sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, ambasadori amerikan: Të mos kërcënohet media

Hovenier ka shkruar se mediat duhet të punojnë lirshëm nga kërcënimet me dhunë e frikësim.

26 Dhjetor 2022, 21:39 Nga I.A
Sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, ambasadori
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka dënuar fuqishëm sulmin e fundit ndaj gazetarëve në Zubin Potok, në veri të vendit. Me anë të një postimi në Twitter, Hovenier ka shkruar se mediat duhet të punojnë lirshëm nga kërcënimet me dhunë e frikësim.

Postimi i Plotë:

SHBA-ja i bashkohet Asociacionit t Gazetarëve të Kosovës – AGK dhe Bashkimit Evropian në Kosovë për të dënuar fuqishëm sulmin e fundit në seri kundër gazetarëve të Kosovës. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm nga kërcënimet me dhunë dhe frikësim. Gazetaria e lirë dhe e pavarur është gurthemel i demokracisë.

jeffrey hovenier tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2022, 17:42 I.A

FILOZOFI / Pyetja e parë e njeriut

Filozofia, dëshira për të ditur, lindi me pyetjet që njeriu filloi t’i bënte vetes dhe përgjigjet që përpiqej t&...