Bota

Tensionet në veri, OSBE: Sulmet ndaj gazetarëve, të papranueshme

Me anë të një postimi në Facebook, OSBE shkruan se këto sulme janë të papranueshme dhe duhet të ndërpriten menjëherë.

26 Dhjetor 2022, 21:30 Nga I.A
Tensionet në veri, OSBE: Sulmet ndaj gazetarëve, të papranueshme
OSBE

KOSOVË- Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për sulmin e sotëm ndaj ekipit të medias në veri të Mitrovicës. Me anë të një postimi në Facebook, OSBE shkruan se këto sulme janë të papranueshme dhe duhet të ndërpriten menjëherë.

Postimi i Plotë:

Dënojmë fuqishëm sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës sot në Zubin Potok. Ky është sulmi i katërt ndaj profesionistëve të mediave, që po raportojnë nga veriu i Kosovës, që nga fillimi i dhjetorit. Këto sulme janë të papranueshme dhe duhet të ndërpriten menjëherë. Siguria e gazetarëve në kryerjen e detyrave të tyre profesionale duhet të mbrohet në çdo kohë. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga aktet e dhunës.

osbe tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2022, 17:42 I.A

FILOZOFI / Pyetja e parë e njeriut

Filozofia, dëshira për të ditur, lindi me pyetjet që njeriu filloi t’i bënte vetes dhe përgjigjet që përpiqej t&...